Flash News

Ditari i Opozitës

Boçi: “Ballkani i Hapur” synonte faktorizimin e lobit serb

Boçi: “Ballkani i Hapur” synonte faktorizimin e lobit serb

Luçiano Boçi ka thënë se nisma e “Ballkanit të Hapur” synonte faktorizimin e lobit serb në Ballkan.

I ftuar në Syri Tv, Boçi tha se Ramës i intereson më shumë karrigia e tij se sa interesat e vendit, teksa tha se ëndrra e Serbisë për të mbërritur në Ballkan mund të realizohej nga “Ballkani i Hapur”.

"Projekti  Ballkanit të hapur kishte faktorizimi i faktorit serb në Ballkan. Siç ka ndodhur fuqia ekonomike e Serbisë ka marrë një hov të madh dhe kjo duket qartë, dhe projekti i Ramës për të favorizuar faktorin serb tani është e hapur sepse deklaratat e tij e tregojnë këtë.

Rama është një konokturial që i intereson më shumë karrigia e tij dhe jo interesat e Shqipërisë. Ëndrra e Serbisë për të mbërritur në Adriatik ishte e madhe dhe se Ballkani i Hapur ja mundësonte këtë gjë, dhe ajo që unë dua të di nëse kjo ishte një iniciativë e Ramës apo një ide e huazuar nga Serbia.

Një fakt që kam mbështetur idetë e mia mbi këtë është dhe deklarata e George Ivanov në parlamentin e Shqipërisë ka deklaruar se kërkonte të ndërtonte një treg në rajonin e Ballkanit Perëndimor ku të ringjalleshin rrugët e vjetra të tregtisë Shkup-Durrës. Këto deklarata ishin në kohën kur ne po merrnim statusin  vendit kandidat si kundërpërgjigje ndaj BE pasi nuk po përkrah Ballkanin. Pozitat e Serbisë në ato vite në raport me faktorin shqiptar ishin shumë të dobëta dhe menjëherë me ndryshimin  e qeverisë së PD faktori serb mori hov  dhe përmbysi balancat në favor të faktorit serb", tha Boçi.

Të fundit