Flash News

Ditari i Opozitës

Boçi denoncon me foto: Hajdutët e pushtetit po i shfarosin pyjet më shumë se zjarret e verës

Boçi denoncon me foto: Hajdutët e pushtetit po i shfarosin pyjet

Nënkryetari i PD Luçiano Boçi ka denoncuar me foto se si po shkatërrohen pyjet në Zavalinë të Elbasanit.

Në një postim në Facebook, Boçi shkruan se pyjet më shumë po shfarosen nga hajdutët e pushtetit se nga zjarret e verës.

“Eshtë verë, vapë. Por grabitja e pyjeve nuk njeh as verë dhe as erë si leku vetë.

Ajo është fitimprutëse dhe vazhdon të behet në mes të ditës, po turp dhe stepje, sepse e bën pushteti nën mbrojtjen e pushtetit.

Pyjet, po i shfarosin më shumë se zjarret e verës, hajdutët e pushtetit.

Pamjet vijnë nga Zavalina e largët, ku prej kohësh grabitja e pyjeve është ngritur në sistem.

Shpopullim dhe shpyllëzimi masiv i këtyre zonave vazhdon në ritmet e vapës funebre!”, shkruan deputeti demokrat.

Të fundit