Flash News

Ditari i Opozitës

Boçi flet për mosbindjen civile: E udhëhoqën qytetarët, jemi goditur me spraj e gaz

Boçi flet për mosbindjen civile: E udhëhoqën

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka folur për mosbindjen civile dhe protestën e 7 tetorit.

I ftuar në News24, Boçi u shpreh se mosbindja u udhëhoq nga qytetarët dhe se nuk kishte një skenar.

Boçi tha se protestuesit janë goditur me spraj lotjsellës, madje një qytetar u dogj nga molotovi që efektivët shtynë drejt tij. Demokrati theksoi se qytetarët treguan vendosmëri dhe përballje.

“Mosbindja civile ishte e veçantë. Ishte marshim, që udhëhiqej nga qytetarët, në institucionet ku ata dëshironin të shprehnin pakënaqësi. Kjo ishte hapja e bindjes civile. Skenar nuk kishte mosbindja civile. Sigurisht ka një parashikim të mënyrës së lëvizjes, por kishte edhe devijim nga ajo që ishte parashikuar. Godina e Kryeministrisë blindohet në mënyrë ekstreme, ne nuk ramë në kurth dhe zgjodhëm marshimin, që tregon vendosmëri dhe përballje.

Ka pasur raste që jemi goditur me spraj direkt. Zona e parlamentit u mbyt me gaz. Policia duhet të sillet korrekt dhe mos të sillet si e lënduar, fundja çdo person e ka zgjedhur atë profesion me ndërgjegje të plotë, është profesion, që i duhet edhe të përballet. Policët janë njerëz, që kanë profesionin e tyre. Një qytetar u dogj. Ishte e tmerrshme. Shumë vetë thanë se polici hodhi flakën tutje nga instikti, por nuk ishte instikt”, u shpreh Boçi.

Të fundit