Flash News

Ditari i Opozitës

Boçi flet për protestën e 6 dhjetorit: Nuk pretendojmë të hyjmë në perimetrin e sigurisë

Boçi flet për protestën e 6 dhjetorit: Nuk pretendojmë

Nënkryetari i PD-së Luçiano Boçi kafolur rreth protestës që do të mbahet më 6 dhjetor në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.

I ftuar në studion e Euronews Albania, Boçi tha se nuk është e nevojshme të ketë konsultime për datën apo formatin e protestës, pasi kur thirrja iu drejtohet qytetarëve nuk nënkupton që reagimet të jenë brenda kuadrit politik.

Boçi u shpreh se protestuesit nuk pretendojnë të hyjnë në perimetrin e sigurisë.

"Nuk ka mungesë. Ka një sinqeritet komunikues në këtë rast. Kur akuzohesh për organizim politik, atëherë fillon bën marëveshje me aleatët, thërret aleatët. Kur konsideron që protesta është qytetare, ti bën thirrjet si forcë politike dhe konsiderohet si një forcë opozitare. Nuk di që ka konsultime për datën dhe për formatin e protestës. Në këtë rast, besoj se mjafton vërtetësia që unë përcjell. Kur thirrja është për qytetarët, çdo reagim, nuk do të thotë që do të jetë brenda kostumit politik.

Në momentin që ti ke arsye si qytetar për thirrjen dhe qënien në protestë, besoj se nuk ka asnjë lloj pengese marrëveshjeje, formalizimi, sepse ne e kemi deklaruar, është stinë protestash. Ne nuk kemi pretenduar që të hyjmë në perimetrin e sigurisë, është një përgjigje paksa hileqare, ndërton këtë lloj imazhi sikur ne duam të hyjmë në perimetrin e sigurisë. Kemi kërkuar protestë në bulevard. Perimetri i sigurisë vendoset edhe nga reagimi qytetar, nuk mund të bëhet fakt i kryer", tha Boçi.

Të fundit