Flash News

Ditari i Opozitës

Boçi i kthehet Ballës: Bijtë duan revansh! Kush mbjell erën, do korrë furtunën

Boçi i kthehet Ballës: Bijtë duan revansh! Kush mbjell

Nënkryetari i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka reaguar pas kërkesës që kreu i grupit parlamentar të socialistëve Taulant Balla, i drejtoi Kuvendit për të marrë masa ndaj kreut të demokratëve Sali Berisha.

Boçi shkruan në një postim në Facebook, duke iu drejtuar Ballës si “ish-sekretar i përgjithshëm i partisë ish-komuniste dhe miqësisë së pathyeshme jugosllavo-sovjetike-kineze”, se ka kërkuar që Kuvendi të dënojë Berishën i cili luajti rolin kyç në shembjen e diktaturës dhe rivendosjen e marrëdhënieve me SHBA-në.

Boçi thotë se “kush mbjell erën, do korrë furtunën”, teksa i drejtohet Taulant Ballës.  

“Ish-Sekretari i përgjithshëm i partisë ish-komuniste dhe ish-punës, partisë së miqësisë së pathyeshme jugosllavo-sovjetike-kineze, sot socialiste, “këngëtari” i palodhur, na paraqitet sot i shqetësuar për praninë në parlament të Sali Berishës, shembësit të diktaturës Hoxhiste dhe shpurës së tij, iniciatorit e firmosësit të rivendosjes së marrëdhenieve me SHBA e BE, të rrugës për në BE, të hyrjes së Shqipërisë në NATO, etj.

Sipas sekretarit të përgjithshëm të partisë ish-komuniste e ish e punës, Presidiumi i Kuvendit popullor të Shqipërisë (tani Kryesia e Kuvendit të Shqipërisë) që firmoste varjen e poetëve para viteve ‘90, do na ndërmarrka iniciativa për dënimin e atij që luajti rolin kryesor në rrëzimin e diktaturës të etërve.

Bijtë duan revansh… nga frika e shtatorit!

Por kush mbjell erën, do korrë fortunën-thotë populli!”, shkruan Boçi në Facebook.

 

Të fundit