Flash News

Ditari i Opozitës

Boçi i përgjigjet Ramës: Grushtet, përgjigja simbolike ndaj agresionit dhe arrogancës; do marrësh 1 milionë të tillë me 25 prill

Boçi i përgjigjet Ramës: Grushtet, përgjigja simbolike

Kandidati i PD-së për deputet, Luçiano Boçi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama përmes një postimi në profilin e tij në Facebook.

Boçi shkruan se grushtet janë përgjigja simbolike ndaj agresionit, padrejtësive dhe arrogancës.

Boçi shprehet se kryeministri vazhdon lojën “telefonit të prishur” me video të prishur, siç e quan ai. Pas pretendimeve se mund të ketë marrë telefonin e biznesmenit Gjergji Luca, Boçi ka mohuar sërish të ketë marrë telefonin e biznesmenit, ndërsa shton se Rama e di shumë mirë që Luca e ka vetë celularin.

Reagimi i plotë:

Rama vazhdon të luajë lojën e “telefonit të prishur” me video të prishur!

Telefonin tim e quan të Llucës.

E thotë, kur e di shumë mirë, po shumë mirë ama, që Luca e ka vetë telefonin.

Është siguruar 1000 herë për këtë.

Të bënte vaki ta kisha unë atë tel dhe të  mund të publikoja ç’mund të kishte ai brenda, nuk do bënim zgjedhje fare.

Kushedi ku do përfundonte Rama!?

Grushtet janë përgjigja simbolike ndaj agresionit, padrejtësive dhe arrogancës.

Në 25 prill do marrësh një milion grushte!

Rama vazhdon të luajë lojën e “telefonit të prishur” me video të prishur! Telefonin tim e quan të Llucës. E thotë, kur e...

Posted by Luciano Boci on Sunday, March 21, 2021

 

Të fundit