Flash News

Ditari i Opozitës

Boçi: Investigimi i RAI3 nxori në pah edhe korruptimin e ndërkombëtareve

Boçi: Investigimi i RAI3 nxori në pah edhe korruptimin e

Nënkryetari i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka komentuar deklaratat e forta të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, i cili tha në investigimin e radhës në RAI3 se “grupet kriminale marrin tendera pubike”.

Në Syri tv, Boçi është shprehur se investigimi i RAI3 nxori në pah dhe lidhjet e krimit me politikën por edhe korruptimi i faktorit ndërkombëtar nëpërmjet kompanive të cilat përfitojnë para publike.

"Investimi i parave të pista në Shqipëri ka ndodhur si në sektorin e ndërtimit por edhe në blerjen e votës për të manipuluar zgjedhjet. Blerja e votës është bërja e pushtetit dhe ka ndjekur dhe linjën e korruptimit të ndërkombëtarëve qoftë në bonuset e drejtpërdrejta por edhe në benefite për kompanitë e tyre që operojnë në Shqipëri.

Kjo u pa dhe nga sekuencat e emisionit të djeshëm ku ka një lidhje shumë të ngushtë midis tendencës për ti korruptuar nëpërmjet benefiteve. Nëse merremi konkretisht me atë që u tha mbrëmë u zgjidh dhe një rebus se përse Olta Xhçka u mbrojt fuqishëm nga Rama, pasi në emision doli e qartë se burri i Xhçkës, Artan Agaçi ishte i lidhur me djalin e një zyrtari të lartë në Itali.

Filiali i një politikani të lartë italian i hapur në Shqipëri që merrej me prodhimin e kriptomonedhave. Ka një heshtje të çuditshme me atë që ndodh në Shqipëri dhe nga faktori ndërkombëtar ndërkohë që alarmet kanë kohë që kanë rënë ku mediat ndërkombëtare e kanë vënë gishtin në kriminalitetin dhe lidhjen e krimit me politikën", tha Boçi. 

Të fundit