Flash News

Ditari i Opozitës

Boçi: Jemi optimistë se SHBA do të heqë ‘non-gratën’ ndaj Berishës

Boçi: Jemi optimistë se SHBA do të heqë

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, njëherazi koordinator politik për PD-në në Shkodër mohoi se opozita ka ndalur mosbindjen e saj civile, duke theksuar se ajo mbetet aktive në parlament dhe jashtë tij, duke informuar qytetarët mbi shpërdorimin e fondeve publike dhe buxhetit.

“Buxheti i miratuar nga qeveria është marrë nga qytetarët përmes taksave, por nuk po investohet siç duhet. Qeveria po harxhon para për projekte të dyshimta, si për shembull 30 milionë euro për një kilometër rrugë, ndërkohë që arsimi po mbetet në nivele të ulëta,” tha ai në News24 .

Në lidhje me çështjen e non-gratës ndaj liderit të PD-së, Sali Berisha, Boçi ka shprehur besimin se ky vendim është i padrejtë dhe se ai do të tërhiqet. Ai ka krahasuar këtë situatë me rastin e presidentit të ri amerikan Donald Trump, duke theksuar se, ashtu si Trump, akuzat ndaj Berishës janë të pabaza.

“Fatet e Trump dhe Berishës janë thuajse të ngjashme. Ata luftojnë në një betejë të padrejtë me një gjyqësor të kontrolluar dhe pa asnjë provë për akuzat ndaj tyre,” shtoi Boçi, duke theksuar se PD-ja ka të drejtën e plotë të besojë se non-grata ndaj Berishës do të tërhiqet në të ardhmen.

Në përfundim, Boçi ka apeluar për angazhim të mëtejshëm të qytetarëve në mbrojtje të demokracisë dhe për forcimin e opozitës, duke theksuar se lufta për lirinë dhe drejtësinë do të vazhdojë pa u ndalur, pavarësisht pengesave që mund të dalin përpara.

Të fundit