Flash News

Ditari i Opozitës

Boçi: Ka emigrantë me karta e pasaporta të skaduara, kemi propozuar modelin francez

Boçi: Ka emigrantë me karta e pasaporta të skaduara, kemi

Nënkryetari i PD-së, Luciano Boçi deklaron se ka emigrant me kartë apo pasaportë të skaduara që duan të votojnë.

I ftuar ne Ora News, ai tha se PD ka propozuar modelin francez  për dokumentet e identifikimit të skaduara.

Boçi: Është përcaktim statutor edhe duke respektuar statutin e partisë dhe kryetari i partisë ka zgjedhur këtë qëndrim krahas forumeve të tjera të partisë.

Por këtu nuk ka shumë debate për tu bërë pasi një gjë e tillë janë votuar në kuvendin kombëtar të PD dhe primaret janë një element i demokracisë së brendshme të PD ku janë demokratët ata që vendosin përfaqësuesit.

Ka dy kategori. Kategoria e atyre emigrantëve që I ka skaduar dokumenti i identifikimit shqiptar, karta e identitetit ose pasaporta.

Por ka edhe emigrant që posedojnë sot një pasaportë të një vendi të caktuar por nuk kanë një kartë identiteti apo pasaportë shqiptare dhe këto janë një pjesë e madhe dhe që kërkon të jetë pjesëëmarrëse në votime dhe ligjërisht e moralisht e politkisht i takon kësaj pjese dhe duhen gjetur këto modalitete korrekte që ti sigurohet votimi.

Jo nuk shohim vullnet nga PS.

Kemi kërkuar që më herët që të përdorej modeli francez për kartat e skaduara apo pasaportat e skaduara.

Sipas këtij modeli një votues mund të votojë edhe nëse ai ka një dokument identifikimi në 5 vite distancë kohore të skaduar brenda një 5 vjeçari. Por ky model nuk është pranuar

Të fundit