Flash News

Ditari i Opozitës

Boçi kërkon shtimin e numrit të seancave, Balla: Do reduktojmë 4 pr.ligje nga rendit i ditës

Boçi kërkon shtimin e numrit të seancave, Balla: Do

Deputeti i PD Luçiano Boçi ka kërkuar rritjen e numrit të seancave në Kuvend, pasi sipas tij rendi i ditës është i ngjeshur. 

Ai tha se sot në rendin e ditës janë parashikuar 19 projektligje, çka sipas tij e kthen kuvendin në qesharak.

"Po tentohet që kjo hapësirë të bëhet një hapësirë pa arsye, për të mos thënë e çmendur. Sot shoh që kjo hapësirë po bëhet tërësisht e çmendur. Listuar një seri pr ligjesh të rëndësishme që i keni përmbledhur në një seancë të vetme dhe kjo është tërësisht pa arsye.
Ajo hapësira e çmendur ka një arsye objektive. Të bëhesh i çmenduar me dashje është qesharake. Po e bëni të çmendur dhe qesharake Kuvendin. Të fusësh 19 pr ligje në një seancë është që t’u hedhur hi syve shqiptarëve. Shtoni seancat e kemi propozuar më parë. Kjo është të kthesh në kioskë Kuevndi, hajde kalojmë edhe një projektligj. Nëse vijojmë kështu, kjo nuk ka kuptim. Shtoni seancat, reflektoni", tha Boçi. 

Nga ana tjetër kreu i grupit parlamentari PS, Taulant Balla deklaroi se ka kërkuar tërheqjen nga rendi i ditës të  4 projektligjeve. 

"Do të kërkoja shtyrjen të shqyrtimit të 4 projektligjeve në rendin e ditës. Janë projektligje që duhen rakorduar fjalë për fjalë me Komisionin Europian. Projektligji për disa shtesa për kontrollin e lëndëve për fabrikimin e lëndëve narkotike. Të shtyhen për javën pasardhëse siç e kemi parashikuar në kalendar. Kështu e lehtësojmë disi edhe kalendarin e ditës sotme dhe besoj se kolegët e opozitës janë dakord", tha Balla. 

 

Të fundit