Flash News
"Kush je ti mo"/ Tensione te Komisioni i Shëndetësisë, Vokshi përplaset me Ndrecën
Garda ndalon opozitën të futet në Komisionin e Sterilizimit
Sherr me thika në Shkozë, plagoset një person
Nuk deklaroi apartamentin në bregdet, GJKKO dënon me 2 vite shërbim prove Fatos Tushen
Itali/ Shqiptari vret bashkëshorten në sy të dy fëmijëve të mitur
Boçi: Komisionet hetimore e drejtë kushtetuese, ndryshimi i ligjit akt arbitrar
Nënkryetari i Partisë Demokratike Luçiano Boçi, ka folur këtë të enjte mbi situatën politike në vend, dhe tentativat e pushtetit për të ndryshuar ligjin e komisioneve hetimore.
I ftuar në Syri Tv, Boçi është shprehur se komisionet hetimore duhet të ngrihen ashtu si e parashikon kushtetuta, ndërsa mazhoranca kërkon ta ndryshojë ligjin pastaj ta respektojë.
Boçi: “Meqë kritikët kanë qëndrim të kundërt në raport me atë që kanë thënë më përpara, kam një kërkesë për ata që hiqen si dashnorë të ligjit. Së pari për ta dashur shumë ligjin, duhet ta respektosh ligjin ashtu si është shkruar dhe më pas nëse ti vazhdo ta respektosh, do të kërkosh ata ndryshime që konsiderohen e mirë publike.
E mira publike në parlament prevalon te kontrolli se si shpenzohen fondet e publikut dhe është e sanksionuar në ligjin dhe rregulloren e kuvendit ku e luan opozita dhe ushtron punën e saj, në kontrollin dhe kontratat e pa ligjshme.
Ligji duhet të aplikohet dhe jo që nuk i shkon përshtata atij, që do ta ndryshojë të thotë prisni, se do ta ndryshoj njëherë e më pas ta respektojë, jo , ligji respektohet tani dhe të ngrihen komisionet hetimore dhe nëse ka vende për të përmirësuar dhe opozita të marrë shumicën kur të bëhen ndryshimet dhe opozita të ketë me të vërtetë performancën e saj në këto komisione.”