Flash News

Ditari i Opozitës

Boçi mesazh para zgjedhjeve: Të dielën u japim përgjigje. Pa fjalë! Me votë

Boçi mesazh para zgjedhjeve: Të dielën u japim përgjigje.

Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi u ka drejtuar një thirrje qytetarëve që të votojnë pasivisht për të bërë ndryshimin.

Në një postim në rrjetet sociale, Boçi shkruan se kjo fushatë e ka bindur se politika reflekton më së miri brendësinë e njeriut që e bën dhe e promovon këtë politikë.

Postimi i plotë:

Dy fjalë përpara se tju takoj të gjithëve në shesh 

Kjo fushatë, më ka bindur se politika reflekton më së miri brendësinë e njeriut që e bën dhe e promovon këtë politikë

 Politikani sheh brenda vetes dhe flet, ndërton fushata, krijon vizione…

 Mos ja merrni për të madhe dikujt që kur sheh brenda vetes nuk gjen asgjë tjetër veç përbuzje, urrejtje, humor të zi… Le t’i nxjerrim në harresë ata politikanë që e ka shpirtin mejhane dhe estitikën tallava. Ata po tregojnë çfarë janë dhe çfarë aspirate kanë për qytetin tënd.

 Nuk mundet Elbasani të pranojë për veten një vlerësim kaq poshtërues!

Të dielën u japim përgjigje. Pa fjalë! Me votë  

 

Të fundit