Flash News

Ditari i Opozitës

Boçi-ndërkombëtarë: Dhunuesit janë të rinjtë e FRPD apo banda kriminale ‘5D’

Boçi-ndërkombëtarë: Dhunuesit janë të

 

Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, u shpreh se disa ndërkombëtarë që akuzojnë opozitën për dhunë, duhet ta ndajnë mirë se cila është dhunë: disa molotovë para bashkisë, apo është dhunë zjarrvënia që Edi Rama i ka bërë Shqipërisë.

Boçi tha se kur ngrihet opozita lëshohen lakenjtë e patronazhistëve online dhe ekstralin.

"Dhunë është disa molotovë para Bashkisë së Tiranës apo shpopullimi i Shqipërisë?  Cila është dhunë heqja e rrethimit nga qytetarët apo qytetarët e rrethuar nga varfëria?

Kush është dhunuesi ai i riu që proteston me të drejtë, apo dhunues është Edi Rama e Erion Veliaj që i kanë vjedhur të ardhmen?

Kush janë dhunuesit anëtarët e FRPD, apo banda, grupi i strukturuar kriminal 5D?

Kush janë dhunuesit të rinjtë e FRPD apo banda e inceneratorëve?

Kush janë dhunuesit të rinjtë e FRPD apo banda e investitorëve strategjikë”, tha Boçi.   

Të fundit