Flash News

Ditari i Opozitës

Boçi: Në administratë dhe polici ka zyrtarë të ish-komunizmit

Boçi: Në administratë dhe polici ka zyrtarë të

Deputeti i PD Luçiano Boçi shprehet i bindur se nw administratë dhe polici ka zyrtarë të ish-komunizmit teksa komentoi ligjin e lustracionit.

Duke folur në studion e Euronews Albania, deputeti nënvizoi se nëpërmjet këtij ligji kërkohet që politika shqiptare të pastrohet nga figurat që kanë qenë bashkëpunëtorë të ish-sigurimit.

Projektligji i propozuar nga PD është kompleks dhe përfshin të gjithë nismat e tjera brenda tij. Ligji është integral dhe kërkon të arrijë qëllimin dhe realizon kërkesën e vazhdueshme që politika shqiptare të pastrohet në tërësi. Çdo politikan që tenton të hyjë në politikë duhet të bëjë vetëdeklarim në lidhje me gjendjen tij në raport me pjesëmarrjen apo implikimin e organeve të dhunës si bashkëpunëtor apo autor dhe administratën tjetër”, u shpreh Boçi.

Një ditë më parë Partia Demokratike depozitoi në Kuvend projektligjin për “pastërtinë e figurës së funksionarit dhe zyrtarit publik”.

Shkresa për ligjin e lustracionit mban firmën e 15 deputetëve të PD-së: Oerd Bylukbashi, Tomor Alizoti, Belind Këlliçi, Flamur Noka, Sali Berisha, Luçiano Boçi, Albana Vokshi, Edi Paloka, Edmond Spaho, Agron Shehaj, Tritan Shehu, Elda  Hoti, Isuf Çela, Luan Baçi dhe Ina Zhupa.

 

Të fundit