Flash News

Ditari i Opozitës

Boçi në Elbasan: Paratë që janë hedhur në Zaranikë, përfunduan në xhepa korruptivë

Boçi në Elbasan: Paratë që janë hedhur në

Kandidati i “Bashkë Fitojmë”, në Elbasan Luçiano Boçi në takimin e zhvilluar këtë të mërkurë me elektoratin në këtë qytet paraqiti projektin për Zaranikën,

Boçi theksoi se qëllimi i tij është ta kthejë Zaranikën në një vend që t’i shërbejë ekonomisë.

Është folur shumë për Zaranikën dhe ndër vite unë kam dëgjuar për investime të ndryshme. Shumë individë janë marrë me hartimin e projekteve dhe nuk është bërë asgjë. Janë hedhur shumë lekë, por paratë kanë përfunduar në xhepat korruptivë”, tha më tej Boçi.

 Boçi ka shtuar: “Dëshira imë për të bërë diçka është konkretizuar me një projekt real inxhinierik dhe do ta shpalosim me stafin. Është projekt ambicioz dhe e kthen Zaranikën në hapësirë multi-funksionale. Aty krijohen mundësitë për të bërë edhe një park të gjelbër edhe një park lodrash. Kur e flas unë mosbesimi rritet shumë sepse dihet që politikanët premtojnë shumë. Por unë dua të shihni dhe dëgjoni projektin teknik që do ta paraqesin inxhinierët.”.

Të fundit