Flash News

Ditari i Opozitës

Boçi në Kuvend: Qeveria është kthyer në tualet, lahet, krihet dhe rruan qytetarët

Boçi në Kuvend: Qeveria është kthyer në tualet,

Deputeti i PD, Luçiano Boçi e ka krahasuar parlamentin shqiptar me atë të Bjellorusisë pasi mocionet me debat refuzohen apo interpelancat me ministrat injorohen vazhdimisht.

Nga seanca plenare, deputeti demokrat ironizoi edhe qeverinë, duke e krahasuar me një tualet. 

"Kur dëgjon refuzimet për mocionet me debat, injorimin e interplencave me ministrat, jam shumë i trishtuar se ky parlament është bërë si ai i Bjellorusisë.

Është turp të deklarohet që qenka opozita që pengon integrimin e BE. Komisini Evorpian vuri kush për imunitetin e Ballukun dhe reagoi. 

Jemi dakordësi për ti miratuar ligjet, por na i paraqisni. Zonja Tabaku nuk ishte në momentin e votimit dhe ne u larguam për drejtimin e komisioneve tjera. Këtë parlameënt e keni kthyer në tualet, ku qeveria lahet, krihet, nuk rruhet, por rruan qytetarët", tha Boçi ndër të tjera. 

 

Të fundit