Flash News

Ditari i Opozitës

Boçi në mbështetje të banorëve të Thethit: Rama po rrëmben perlat e Shqipërisë

Boçi në mbështetje të banorëve të Thethit: Rama

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Shkodrës, Luçiano Boçi, ka qëndruar pranë banorëve të Thethit në përplasje me policinë, e cila me urdhër të kryeministrit Edi Rama, ka rrethuar zonën dhe banesat që banorët nuk duan të prishen.

Në një prononcim nga vendi i ngjarjes, Boçi shprehet i revoltuar dhe në mbrojtje të qytetarëve, duke theksuar se janë policët dhe drejtuesit ata që janë të acaruar dhe që kanë shkelur ligjin, duke zhvilluar një veprim terrori dhe një masakër që prej ditësh po zhvillohet në Theth.

Ai akuzon punonjësit e policisë dhe IKMT-së se veprojnë vetëm me urdhër, pa asnjë dokumentacion, dhe denoncon se këtu sundon një njeri që jep urdhra për prishje, për largimin e drejtorëve të bashkive pa detyra dhe për veprime kriminale.

Boçi:

Jam i revoltuar dhe në mbrojtje të qytetarëve, jo i acaruar, sepse të acaruar janë policët, janë drejtuesit, janë edhe shkelje të ligjit, janë në një veprim terrori, në një lloj masakre që prej ditësh është instaluar këtu në Theth.

Masakër që drejtohet ndaj qytetarëve, por masakër që drejtohet edhe ndaj turizmit, turizmit familjar i cili ka marrë goditjen finale, përfundimtare.

Dhe siç e shihni, prishjet këtu janë selektive, ju i keni parë, i keni transmetuar dhe policia dhe IKMT janë edhe kundërshtim të plotë me ligjin, ndërkohë që janë ekzekutuesit që duhet të kishin mbrojtur nëse ka një mbrojtje të territorit.

Këtu nuk ka nevojë për mbrojtje, qytetarët kanë ndërtuar shtupiza në territorin e tyre, në pronën e tyre, me të drejtën e tyre, por kjo nuk përputhet me interesin e Edi Ramës, i cili duke goditur qytetarët, kërkon të rrëmbejë edhe këtë perlë të Shqipërisë, sikurse ka rrëmbyer perlën e tjera, bregdetin, vende me bukuri përrallore natyrore, ja i dha klientëve të tij.

Të njëjtën formulë e përdori edhe këtu, paketa e ka bërë gati, është ajo 'paketa e maleve' bashkë me ligjin e investimeve strategjike që u shty në hetimin e tij.

Këtu nuk ka shtet, ky është terror i një regjimi, të marrësh zvarrë një pronar legjitim në pronën e vet, se ka bërë turizëm familjar, që duhet falënderuar për këtë, kjo është kriminale, është veprim kriminal që vjen me urdhër.

Të gjithë punonjësit e policisë, e IKMT na kanë thënë këtë, që kemi urdhër, dhe nuk paraqesin asnjë lloj shkrese, nuk e di me bazën e kujt urdhrash veprojnë, sepse këtu vepron dhe sundon vetë një njeri, jep urdhër për prishje, jep urdhër për largimin e drejtorëve të bashkisë pa detyra, jep urdhër për bandat.

 

Të fundit