Flash News

Ditari i Opozitës

Boçi nga protesta: Fatet e shqiptarëve nuk varen nga samitet, por nga vota e lirë që u vra

Boçi nga protesta: Fatet e shqiptarëve nuk varen nga samitet, por

Drejtuesi politik i PD në qarkun e Shkodrës, Luçiano Boçi ka sqaruar pse opozita vendosi të dalë në protestë ditën kur në Tiranë erdhën ndërkombëtarët për Samitin e Komunitetit Politik Europian.

Jemi këtu për fatet e shqiptarëve dhe fatet nuk vijnë vetëm nga samitet me shoë, por fatet e shqiptarëve vendosen nga vota e lirë dhe kur kjo është vrarë, zëri duhet ngritur që ata (ndërkombëtarët) ta marrin vesh mirë dhe jo të sodisin ato zhgarravinat e atij kryehajdutit që i ulet në gjunjë kujtdo që i del përpara, vetëm e vetëm se i sigurojnë pushtetin”, tha Boçi në A2 CNN. 

“Në një samit të përllogaritur direkt pas zgjedhjeve, ndërkombëtarët do të bëjnë llogaritë e tyre, por e vërteta është këtu. Tek e fundit, çfarë na ka sjellë samiti? Propozime për t’u bërë burg emigrantësh neve. Rama nuk duhet lënë më në pushtet pasi është pikëpyetje e madhe për vendin”, shtoi Boçi.

I pyetur se si do e largojë opozita Ramën nga pushteti, Boçi u përgjigj: “Ne e kemi mbrojtur votën sipas ligjit me njerëzit tanë, por ne nuk i shkojmë dot mbrapa këtyre që blejnë votën. E mbrojtëm votën gjatë komisionimit të saj, por kur bëhet “treni bullgar” te klubi afër, çfarë të bëjë komisioneri? Ne kemi bërë denoncimet tona dhe ende nuk janë marrë në konsideratë. Ne nuk jemi hetues dhe as policë, jemi politikanë që kemi bërë detyrën tonë me denoncime, por organet në shërbim të Edi Ramës nuk ka marrë masat e duhura. Pasi del rezultati, gjoja veprojnë”.

Të fundit