Flash News
Rama në monologun e viktimës, heroit dhe të inkriminuarit
Një lëvizje drejt Krishtërimit trazon Kosovën, një vend musliman
Sekuestrohen 670 mijë litra naftë kontrabandë në Durrës, arrestohen tre persona
Berisha denoncon skandalin: Në BKH është dorëzuar denoncim për Olsi Ramën dhe grupin e Xibrakës, nuk u hetua
Berisha: Eksportet janë në agoni të plotë prej narkoeurove, shqiptarët po humbasin vende pune
Boçi nga Roskoveci: Rama e Veliaj kanë një talent, si të vjedhin
Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, u shpreh se talenti i përbashkët që ka Rama, Veliaj, Majlinda Bufi e shumë të tjerë, është se si të vjedhin.
Gjatë takimit me demokratët në Roskovec, Boçi theksoi se nuk i përket politikanit që tregon me fjalë se si fitohen betejat, pasi demokratët e dinë shumë mirë si arrihet fitorja.
“Sot ne kemi ardhur në shtëpinë tonë të madhe politike për të ndarë ato idealet e pandryshuara, ato të vërtetat tona të mëdha dhe të vogla, për ti bërë ato bazë të angazhimit tonë, të shpresës sonë, për ti dhënë kuptim luftës sonë, për fitoren e Partisë Demokratike, për ti dhënë liri liderit tonë, Sali Berisha, për ti kthyer lirinë shqiptarëve, sepse edhe ajo liri është e grabitur”, tha Boçi.
Boçi shtoi se Rama ka mbjellë vdekjen, duke dështuar shëndetësinë dhe pasigurinë ushqimore.
“Rama ka ndërtuar perandorinë e së keqes, ndaj dhe hedh vallen e vdekjes mbi jetën e shqiptarëve. Kjo valle makabre ndalet vetëm me një formë: revoltë dhe protestë. Rama ka kapur drejtësinë e re, ndaj dhe burgosin liderin e opozitës, sepse kanë frikë”, tha Boçi.