Flash News

Ditari i Opozitës

Boçi nxjerr videon nga Gjinari: Një nga perlat e natyrës së Elbasanit po shkatërrohet

Boçi nxjerr videon nga Gjinari: Një nga perlat e natyrës

Kandidati demokrat për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi ka denoncuar betonizimin e Gjinarit të vlerave natyrore dhe turistike. Ai ka nxjerrë një video, që tregon dëmtimin e zonës së pyllëzuar.

Më tej nënvizon se sipërfaqja e pyllëzuar në Europë është duke u reduktuar.

“Një nga perlat e natyrës së Elbasani, pse jo të Shqipërisë, “ditën me diell”, përpara syve dhe lotëve të shpirtit të banorëve po shkatërrohet, falë papërgjegjshmërisë së Bashkisë.

Prerja e pishave dhe betonizimi po varrosin vlerat natyrore e turistike të pathëna të zonës! Gjithçka për të çimentuar ca vota më shumë e ca interesa më shumë! Stop çmendurisë shkatërruese të perlës natyrore të Elbasanit”, shkruan ai.

Boçi thekson se më 14 maj masakra ndaj Gjinarit do të marrë fund.

Të fundit