Flash News

Ditari i Opozitës

Boçi për ndarjen nga jeta të Artur Zhejit: U shua një gazetar që dinte të vallëzonte me fjalën

Boçi për ndarjen nga jeta të Artur Zhejit: U shua një

Deputeti demokrat Luciano Boçi e kujtoi gazetarin Artur Zhejin si një “bohem të fjalës”, që dinte të depërtonte përtej sipërfaqes.

Me ikjen e Zhejit, humbet një zë i veçantë në gazetarinë shqiptare, ka shkruar në Facebook, Boçi.

Postimi i plote

Artur Zheji vendosi ta ndërpresë udhëtimin e jetës, rrëmbyeshëm e krejt papritur.

Largimi i tij nuk është thjesht largimi i një gazetari të njohur.

Është shuarja e një zëri që dinte të vallëzonte me fjalën, dinte të vendoste atë aty ku të tjerët vendosnin zhurmën e me të, të depërtonte sipërfaqen e sheshtë të gjuhës.

Zheji ishte njëherazi analist, polemist, publicist, por mbi të gjitha një bohem i lirisë profesionale, drejtimi i së cilës shpesh nuk i interesonte

I pranueshmëm dhe në kundërshti, falë aftësisë për të parashtruar ai mbetet një zë origjinal.

Largimi i tij nga jeta na lë një boshllëk të dukshëm, jo vetëm të një figure të njohur televizive, por dhe boshllëkun e një inteligjence të mprehtë që e shihte median jo si skenë cirku, por si arenë për t’u lexuar dhe zbërthyer.

Në analizat e tij kishte një një dozë ironie, shpesh therëse, por edhe një shkëndijë shprese, se fjala e mendimi janë promotorë të shpresës dhe se ende kanë vlerë.

U prehsh në paqe mik!

 

 

Të fundit