Flash News

Ditari i Opozitës

Boçi: Pjesa më e madhe e të rinjve kanë ikur se kanë humbur shpresën

Boçi: Pjesa më e madhe e të rinjve kanë ikur se kanë

Kandidati i koalicionit opozitar ‘Bashkë Fitojmë’ për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me një nga fenomenet më shqetësuese në vend, largimi i të rinjve.

Ai shkruan se Elbasani është një nga vendet ku të rinjtë zgjedhin të largohen pasi kanë humbur shpresën.

 “Elbasani është kthyer në një fjetore gjigante ku banorët, të rinjtë kryesisht, ikin në mëngjes punojnë dhe e kalojnë ditën në Tiranë dhe vijnë në mbrëmje vetëm për të fjetur.

Pjesa më e madhe e të rinjve kanë ikur se kanë humbur shpresën! Të bëjmë gjithçka që pjesën më vitale të qytetit, të rinjtë e tij, t'i mbajmë këtu duke u krijuar mundësi!”, shkruan Boçi në Facebook.

 

Të fundit