Flash News

Ditari i Opozitës

Boçi: Pjesëmarrja e lartë në zgjedhjet e PD në Shkodër tregon pritshmëritë e qytetarëve ndaj opozitës

Boçi: Pjesëmarrja e lartë në zgjedhjet e PD në

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Shkodrës, Luçiano Boçi, ka komentuar procesin e zgjedhjeve për kryetarin e ri të degës së PD-së në qytet, duke e cilësuar atë të qetë dhe me pjesëmarrje të lartë.

Në një lidhje direkte me edicionin qendror në Syri TV, Boçi tha se në votim morën pjesë 1781 anëtarë, një shifër që sipas tij reflekton interesin dhe pritshmëritë e mëdha që ekzistojnë ndaj Partisë Demokratike.

Ai theksoi se kjo pritshmëri nuk vjen vetëm nga anëtarësia e partisë, por edhe nga qytetarët e Shkodrës, të cilët, sipas tij, presin të gjejnë shpresë dhe besim te forca opozitare.

"Ka pritshmëri të lartë në fakt, jo vetëm nga anëtarët e Partisë Demokratike, por këtë lloj pritshmërie e kam ndjerë përgjatë gjithë kohës edhe në qytetin e Shkodrës. Është një ngjarje që ka valencën e duhur dhe kjo pritshmëri ka të bëjë dhe me atë shpresë dhe besimin që qytetarët duan të gjejnë brenda Partisë Demokratike, specifikisht këtu në Shkodër, por edhe në gjithë Shqipërinë.

Procesi ishte serioz edhe në mënyrën se si u përcoll fushata e kandidatëve të propozuar nga strukturat e Partisë Demokratike. Dhe pati normal dhe tërheqje nga gara, pati dhe sjellje të emrave nga qendra, në dy kandidatë dhe kjo krijoi një atmosferë edhe paqtimi midis dy kandidatëve që kanë bërë një fushatë krejtësisht qytetare", tha Boçi.

Të fundit