Flash News

Ditari i Opozitës

Boçi propozon si mund të zgjidhet tensioni në PD: Basha dhe Berisha të garojnë me votë për partinë

Boçi propozon si mund të zgjidhet tensioni në PD: Basha dhe

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka propozuar zgjidhen për të ç’tensionuar situatën në Partinë Demokratike.

Në një intervistë për Report tv, Boçi fton në një garë, Sali Berishën dhe Lulzim Bashën për kreun e PD-së, e që sipas tij është më e drejta që zgjidhja të vijë nëpërmjet votës.

"Ka krizë besimi ndaj lidershipit, dhe humbja e shpresës së me këtë drejtim do kishim sukses, ai të pranojë garën, të paraqitet si kandidat, baza e çdo shoqërie demokratike , sa më shumë yë vonohet votëbesimi aq më shumë humbet mundësinë të konfirmohet, se kalohet në sjellje jo komode, edhe pozicionimet që janë sot që kanë shumë emocionalitet, nuk zgjidhet me një fjalë hajt pajtohemi, të ketë një garë për kryetar.

Komisioni i Rithememit kërkojnë një proces zgjedhor, nga përplasja e dy të mëdhenjve mund të fitojë një i tretë, nuk mund të ecësh përpara me shabllone "pro apo kundër amerikanë". Në i dimë pozicionet, PD është pro amerikane, është shpallur Non Grata e ka ndarë këtë çështje me reformimin e Partisë dhe le t'i dalë Zot", tha deputeti.

 

Të fundit