Flash News

Ditari i Opozitës

Boçi: Protesta e opozitës ia arriti qëllimit, do të vijojmë

Boçi: Protesta e opozitës ia arriti qëllimit, do të

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, tha se protesta e opozitës ia arriti qëllimit për të përmbushur pritshmëritë e demokratëve.

Në një prononcim për Klan Neës nga sheshi para Kryeminitrisë, Boçi tha se protestat do të vijojnë në të gjithë vendin.

“Ju e patë nga entuziazmi i njerëzve dhe tani në takimet e fundit që po bëjmë dhe në atë që ishte në Bulevard, unë them se ia arriti qëllimit. Jemi në stinë protestash, zgjedhore. Do të ecim me zgjedhje dhe protesta. Protesta quhet e përfunduar dhe e thashë që ka lënë të hapur dhe vazhdimin e protestave të formave të ndryshme. Do të vazhdojnë protestat në të gjithë vendin”, tha Boçi.

Sa i përket seancës që ka nisur në Apel prej orës 11:00, Boçi tha se vendimi pritet të dalë pas 2-3 orësh.

“Vazhdon seanca gjyqësore, vendimi mund të dalë pas një orë ose 2-3 orësh. Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë duhet të ishte e regjistruar”, deklaroi Boçi.

Të fundit