Flash News

Ditari i Opozitës

Boçi: Protesta i kaloi pritshmëritë, edhe deputetët kritikë ndaj Berishës e kuptuan çfarë do baza

Boçi: Protesta i kaloi pritshmëritë, edhe deputetët

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka komentuar protestën e opozitës të mbajtur një ditë më parë në Tiranë.

Në një intervistë për A2 CNN, Boçi vlerësoi se protesta i kaloi pritshmëritë.

Pritshmëritë për këtë protestë ishin dhe u tejkaluan dhe impresionimi pas saj ishte goxha i madh, jo vetëm nga pjesëmarrja por edhe nga tipologjia e protestuesve. Prevalonte ardhja e qytetarëve të Tiranës, të rinjtë, gratë, ishin në shumicë në raport me protestat e tjera.

 Tipologjia transmeton dhe mesazhe dhe do të thotë që shqetësimet e qytetarëve nuk janë vetëm të një grupi. Protesta ishte atipike dhe në mënyrën se si ajo erdhi dhe u ndërtua. Ishte një kërkesë e vazhdueshme e shoqërisë civile që kauza qytetare të shndërroheshin në kauza politike”, tha Luçiano Boçi.

Nënkryetari demokrat vlerësoi angazhimin e deputetëve që kishin mbajtur një qëndrimin kritik ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, në organizimin e protestës përpara Kryeministrisë. Sipas tij, deputetët e kuptuan nga pjesëmarrja se baza është e bashkuar dhe e ka caktuar në mënyrën e saj se si duhet të jetë orientimi.

“Prania e deputetëve të tjerë, ishte një gjë shumë e mirë. Ata ishin dhe në grupet e punës dhe një pjesë e tyre dhe u morën me organizimin. Pati disa reagime, por unë i konsideroj pozitive pavarësisht fjalëve me ngjyrë pezhorative. Ishte thirrje për bashkëpunim që u pranua dhe ishte një përmbushje e egos politike. Pati angazhime nga Ervini, Ramadani, Zefi, Helidoni apo emra të tjerë që kanë lidhje të forta me bazën.

Në përgjithësi deputetët e PD gëzojnë respekt aty ku operojnë dhe ndikimin e kanë kthyer pozitivisht për pjesëmarrjen në protestë. Bashkimi tashmë është në rrugën e duhur dhe ne duam ta shkurtojmë kohën  e tij, pavarësisht se ndonjëherë ka dhe rrethana që e pengojnë. Deputetët e lexuan që baza është e bashkuar mirë në synime dhe ata duhet të ndjekin orientimin që ajo ka shpalosur me pjesëmarrjen masive”, shtoi Boçi.

 

Të fundit