Flash News

Ditari i Opozitës

Boçi: Rama dhe Mogherini kanë përlarë miliona për kampusin e Universitetit të Tiranës, SPAK ta hetojë

Boçi: Rama dhe Mogherini kanë përlarë miliona për

Deputeti i PD, Luçiano Boçi ka reaguar pas arrestimit të ish-shefes së Politikës së Jashtme të BE, Federica Mogherini, për shpërdorim fondesh dhe ndikim të paligjshëm.

Në rrjetet sociale ai shkruan se Mogherini dhe kryeministri Edi Rama kanë përlarë 17+5 milion euro, të destinuara për ndërtimin e kampusit të Universitetit Publik të Tiranës, duke shkelur ligjin dhe duke anashkaluar vendimin e KKT-së të vitit 2013.

Boçi kërkon nga SPAK të hetojë këtë çështje “korruptive në themel”.

Postimi i plotë:

Rama-Mogerini jo vetëm kanë përlarë 17 + 5 milion eurot e kampusit të Universitetit publik të Tiranës, sipas projektit të hartuar nga Rama vetë e Veliaj në 2019.

Ata kanë shkelur ligjin dhe kanë anashkaluar dhe vendimin e KKT të 2013 dhe projektin e Kampusit të miratuar nga qeveria e atëhershme, e drejtuar nga prof.dok Sali Berisha.

SPAK duhet ta hetojë këtë çështje korruptive në themel!

Të fundit