Flash News

Ditari i Opozitës

Boçi: Rama kërkon të imponohet si njeriu që përcakton fituesit në drejtësi

Boçi: Rama kërkon të imponohet si njeriu që përcakton

Deputeti i zgjedhur dhe nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka vijuar akzuat ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, duke deklaruar se sistemi i drejtësisë në Shqipëri është totalisht i kapur dhe i kontrolluar politikisht.

Boçi tha në SYRI TV se procesi i vettingut është përdorur nga Rama si një mjet për të vënë nën presion gjyqtarët, KLP, KLGJ dhe institucionet e drejtësisë, duke vepruar hapur në shkelje të kushtetutës.

"Drejtësia është totalisht e kapur, e kontrolluar, u kap dhe u kontrollua nëpërmjet procesit të vettingut, dhe dihet shumë mirë që kryeministri kur bën deklarata, qoftë për gjyqtarë, për KLP, apo për KLGJ, për institucionet e drejtësisë në përgjithësi, ai është në shkelje të kushtetutës.
Rama këtë e bën pikërisht sepse jemi pranë një gare, pranë një gare për të zgjedhur krerë në institucione shumë të rëndësishëm të drejtësisë dhe Rama kërkon të imponojë si njeriu që përcakton fituesin, si njeriu që do të kapë çdo element të sistemit të drejtësisë përfshirë këtu SPAK, BKH, përfshirë edhe çfarëdo elementi tjetër drejtësie, edhe gjykatë administrative po të doni etj.

E ka dëshmuar një gjë të tillë dhe kapja vjen edhe nëpërmjet trysnisë dhe presionit që ai bën nëpërmjet edhe linçimit publik që ai i bën gjyqtarëve dhe linçimit publik që i bën institucioneve të drejtësisë, në fakt edhe përuljes dhe lepirjes së këtyre të fundit nëpërmjet deklaratave dhe mënyrës së sjelljes së kryeministrit.

Pra për mua nuk ka dilema, nuk ka betejë, a e ka kapur Rama drejtësinë, Rama e kontrollon drejtësinë", tha Boçi. 

Të fundit