Flash News

Ditari i Opozitës

Boçi: Rama u ofroi shqiptarëve vetëm kriminelë, Berisha nuk ka reshtur së denoncuari

Boçi: Rama u ofroi shqiptarëve vetëm kriminelë, Berisha

Nënkryetari i PD-së Luçiano Boçi ka publikuar një video që dëshmon se si kryedemokrati Sali Berisha ka denoncuar për 9 vite, lidhjet e Ramës me eksponentët e krimit.

Në një postim në Facebook, Boçi shkruan se Rama iu ka ofruar shqiptarëve si alternativë qeverisëse, vetëm kriminelë dhe të damkosur me akuza të rënda, ndërsa Berisha i ka denoncuar vazhdimisht.

“Nga viti 2013 dhe në vazhdim, Edi Rama i ka dhënë shqiptarëve si alternativë qeverisë në pushtetin qendror dhe atë vendor, disa nga individët më të damkosur me akuza nga më të rënda që mund të gjykohet një qenie njerëzore.

Në këto 9 vite askush më shumë se Sali Berisha, qoftë nga faqja e tij dixhitale, apo edhe nga foltorja e Parlamentit,

nuk ka reshtur së denoncuari këto lidhje kaq të hapura mes Edi Ramës dhe krimit!

Kush në të vërtetë i ka këto lidhje me krimin?”, shkruan Boçi.

Të fundit