Flash News

Ditari i Opozitës

Boçi reagon pas tensioneve në Baks-Rjoll: Policia s'mund të jetë arrestuesja e qytetarëve që protestojnë

Boçi reagon pas tensioneve në Baks-Rjoll: Policia s'mund

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka reaguar pas arrestimit të disa prej qytetarëve që protesuan në Baks-Rjoll.

Në një postim në Facbeook, Boçi ka ndarë disa momente ku policia ka shtyrë me forcë dhe ka shoqëruar disa qytetarë.

Bashkangjitur fotove, Boçi shkruan se Policia e Shtetit nuk mund të jetë arrestuesja e qytetarëve dhe se ata kanë të drejtë të ndjekin hapat ligjorë për pretendimet e tyre pronësore.

“Policia e shtetit nuk mund të jetë arrestuesja e qytetarëve që protestojnë.

Banorët e Baks Rrjoll-it kanë të drejtën e tyre të kërkojnë marrëveshje, sikurse të ndjekin hapat ligjorë për pretendimet pronësore.

Çdo akt dhune ndaj tyre është i patolerueshëm.

Çdo qytetar i ndaluar dhe i arrestuar duhet të lirohet menjëherë”, shkruan Boçi.

Të fundit