Flash News

Ditari i Opozitës

Boçi takim me banorët: 14 Maji, mundësia e fundit për Elbasanin që të nisë një rrugëtim të ri

Boçi takim me banorët: 14 Maji, mundësia e fundit për

Luçiano Boçi ka takuar banorët e fshatit Shilbatër në Elbasan, ku është njohur më nga afër me problemet e tyre, që kryesisht kanë të bëjnë me bujqësinë dhe blegtorinë. Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për këtë qytet postoi pamje nga takimi në rrjetet sociale, ku shkruan se në 14 maj është mundësia e fundit për Elbasanin që të nisë një rrugëtim të ri.

POSTIMI I PLOTË:

Shilbater Një tjetër fshat i Elbasanit që do t'i prijë ndryshimit këtë të dielë. A kanë sot banorët kanale vaditëse? A kanë ata një treg të sigurt për produktet e tyre? A merr dikush subvencione?

Në 14 maj është mundësia e fundit për Elbasanin që të nisë një rrugëtim të ri, i cili ka në thelb interesin dhe nevojat e qytetarëve në fshat dhe qytet, dhe jo të një grupi njerëzish që kanë përfituar në këto 16 vite.

Në 14 maj, ju firmosni ndryshimin

Të fundit