Flash News

Ditari i Opozitës

Boçi takim me strukturat në Vaun e Dejës: Pjesëmarrje sa më masive në protesten e 7 tetorit, pa kthim pas!

Boçi takim me strukturat në Vaun e Dejës: Pjesëmarrje sa

Drejtuesi Politik i Qarkut të Shkodrës, njëherësh nënkryetar i PD-së Luçiano Boçi zhvilloi sot një takim me strukurat e PD-së në Vaun e Dejës.

Prej andej, ai deklaroi se opozita nuk do gjunjëzohet përballë regjimit të kryeministrit Rama, i cili mban të burgosur politik kreun demokrat, Sali Berisha.

Ai tha se Edi Rama dhe qeveria e tij po tentojnë që të eliminojë dhe të ekzekutojë opoziten. "Protesta, mosbindja civile dhe qeveria teknike janë kusht dhe domosdoshmëri për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme", tha Boçi ndër të tjera. 

"Në Vaun e Dejes gjatë takimit me strukturat e PD-së ku entuziazmi dhe morali i demokratëve tashmë të bashkuar është i lartë.
Pjesëmarrje sa më masive në protesten e 7 tetorit, pa kthim pas!
"Edi Rama dhe qeveria e tij po tentojnë që të eliminojë dhe të ekzekutojë opoziten. Protesta, mosbindja civile dhe qeveria teknike janë kusht dhe domosdoshmëri për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme"
Rezistencë dhe përballje!
Vetëm mosbindje civile deri në fitoren e Partisë Demokratike si e vetmja shpresë për të ardhmen e vendit", shkruan Boçi në rrjetet sociale.

Të fundit