Flash News

Ditari i Opozitës

Boçi te ‘Rruga e shpresës’ : Përballja jonë nuk është me SHBA-në e Perëndimin, por me të keqen që na ka pushtuar

Boçi te ‘Rruga e shpresës’ : Përballja jonë

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi ka mbajtur një fjalim në protestën e përditshme poshtë banesës së kryedemokratit Sali Berisha.

AI tha se PD dhe Sali Berisha janë pro-amerikanë, ndaj dhe përballja nuk është përplasje me aleatët, me SHBA-në, me Perëndimin,por me të keqen që ka pushtuar Shqipërinë.

Boçi: Jeta e Sali Berishës është historia e tij. Jeta e Sali Berishës është historia e familjes së tij. Por mos harroni se jeta e Sali Berishës është historia jonë, historia e PD. Jeta e Sali Berishës është historia e demokracisë. Jeta e Sali Berishës ështëë historia e këtij vendi.

Prandaj ai burrë atje lart duhet të nderohet dhe të respektohet dhe jo të arrestohet.

Por ata që ndërmorën këtë akt, sot bëjnë rolin e të fortit, por kanë frikë nga e vërteta e Sali Berishës, kanë frikë nga opozita e bashkuar, kanë frikë nga protesta juaj!

Lufta jonë është një luftë që është me të drejtën e Zotit dhe të njeriut. Është një luftë e njerëzve të thjeshtë për parimet më të larta të demokracisë. Është një luftë për lirinë, është një luftë për të drejtën.

Mos të kemi iluzione, lufta jonë është si në vitet ’90 me po atë regjim të korruptuar majtist.

E kam thënë dhe e përsëris, përballja jonë nuk është përplasje me aleatët tanë, me SHBA-në, me Perëndimin.

Jo, lufta jonë është me të keqen që ka pushtuar Shqipërinë.

Kush është më shumë pro-amerikan, Sali Berisha me PD-në që shembi diktaturën apo Edi Rama me Partinë e Punës që kërkon diktaturën?

Kush është pro-amerikan, Sali Berisha që në qeverisjen e tij thirri emigrantët për të jetuar në Shqipëri, apo Edi Rama që p gjenocid duke i larguar nga vendi 1 milion prej tyre?

Kush është më pro-amerikan, Sali Berisha që bashkë me Xhorxh Bush shpalli pavarësinë e Kosovës apo Edi Rama që e futi Shqipërinë në sqetullën e Serbisë?

E vërteta që PD është pro-amerikane, Sali Berisha është pro-amerikan, ne të gjithë jemi pro-amerikanë.

Lufta jonë nuk është as me patericën e Edi Ramën, lufta jonë është me patericëmbajtësin, me Edi Ramën. Patericat ne i përçmojmë, i shpërfillim, nuk janë pjesë e jona. Nuk bëjmë luftëra të vogla ne, bëjmë luftëra të mëdha.

Lufta jonë është për standarde, për parime. Lufta jonë është për liri dhe drejtësi!

O sot o kurrë të vazhdojmë të luftojmë me pasionin e idealin dhe forcës së njeriut që nuk njeh moshë, me pasionin e Sali Berishës.

 

Të fundit