Flash News

Ditari i Opozitës

Boçi: Vendimi i Apelit, një pikë drejtësi në oqeanin e padrejtësisë

Boçi: Vendimi i Apelit, një pikë drejtësi në oqeanin

Nënkryetari i Partisë Demokratike Luçiano Boçi, ka folur lidhur me vendimin e Apelit që i ktheu vulën dhe logon e partisë kryetarit të saj, Sali Berisha.

I ftuar në News24, Boçi u shpreh se vendimi i Apelit ka qenë një pikë drejtësi në oqeanin e padrejtësisë.

“Ka pasur kërkesa për të krijuar një parti të re, por ishte insistimi i Berishës ai që na bëri të vijojmë betejën.

Argumentet juridike që në kishim paraqitur ishin ndryshime statutore dhe ne kishim besim se do të merreshin parasysh nga gjykata.

Në arsyetimet tona kemi thënë që një çështje e tillë gjyqësore as nuk duhej të ekzistonte pasi është një procedurë administrative.

Vendimi ishte surprizë për ata që menduan se ndërhyrjet nga jashtë dhe brenda, do të ndikonin në vendim. Në Apel kemi pasur edhe prezencë të ndërkombëtarëve. Ishe një pikë drejtësi në oqeanin e padrejtësisë. Drejtësia është e kontrolluar”, tha ai.

Të fundit