Flash News
Konstituohet grupi i dialogut për ‘Reformat’ mes opozitës dhe mazhorancës
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Bogdani në Samitin e Bashkimit Demokrat në Berlin, takim me ish-drejtues dhe zyrtarë të lartë
Ish-deputeti demokrat Gerti Bogdani ka qenë i pranishëm në Samitin dhe Forumin e Bashkimit Demokrat në Berlin të Gjermanisë.
Gjatë samitit, Bogdani ka takuar ish-presidentin e Ukrainës Petro Poroshenko, i cili shërbeu si Presidenti i 5-të i vendit gjatë viteve 2014-2019. Ish-deputeti është takuar njëherazi edhe me ish-kryeministren ukrainase Yulia Tymoshenko.
“Kënaqësi takimi me Petro Poroshenko, presidenti i 5-të i Ukrainës, i cili shprehu mirënjohje të thellë për mbështetjen e popullit shqiptar për Ukrainën. Sikurse edhe ish-kryeministrja e Ukrainës Yulia Tymoshenko”, shkruan Bogdani në Facebook.
Po ashtu, Bogdani ka takuar edhe politikanin gjerman dhe Përfaqësuesin e Lartë për Bosnjen, Christian Schmidt, ku kanë folur lidhur me situatën e Ukrainës dhe rajonin e Ballkanit.
“Me Christian Schmidt, një bisede për situatën ne rajon nën hijen e luftës ne Ukraine, por edhe për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal. Jo thjeshte Përfaqësuesi i Larte i BE për Bosnien, por njohës i mire i Ballkanit dhe mbi te gjitha mik i mire i Shqipërisë qe nga ditët ne pozicionet e larta drejtuese ne CSU”, shkruan Bogdani.
Ish-deputeti ka zhvilluar një takim dhe diskutim edhe me ish-kryeministrin e Kanadasë Stephen Harper.
“Me ish Kryeministrin e Kanadasë, Stephen Harper, duke diskutuar situatën & problemet ne Shqipëri dhe vizitën e tij se shpejti ne vendin tone!”, shkruan Bogdani.