Flash News

Ditari i Opozitës

Bogdani ngre shqetësimin e ndotjes në Tiranë: Mushkëritë tona ngjajnë si ky flamur, bloza ia ka shndërruar ngjyrën

Bogdani ngre shqetësimin e ndotjes në Tiranë:

Anëtari i Kryesisë së PD, Gerti Bogdani ka nxjerrë disa pamje, ku flamuri shqiptar është vendosur në një segment rrugor të kryeqytetit.

Ai kërkon që të shihet si moment reflektimi, ndërsa shton se dëshmohen dy gjëra. Bogdani thekson se përveç dashurisë për vendin, simbolizohet edhe ndotja e Tiranës.

"E para, se ka mes nesh që me iniciativë private nuk kuptojnë vetëm fitimin, por edhe gjeste si ky ku duket qartë se është dora e një individi që e ka vendosur aty flamurin.

E dyta, e dhimbshme e pashmangshme, që flamuri i këtij aksi të qytetit nuk dëshmon vetëm dashurinë e dikujt për identitetin e përbashkët, por simbolizon edhe ndotjen e mjedisit në Tiranë.

Shiheni me vëmendje blozën që ia ka shndërruar ngjyrën duke e bërë po aq të zezë sa edhe shqiponja", shkruan ai në rrjetet sociale.

Bogdani ngre alarmin se rrezikut që i vjen qytetarëve të Tiranës nga ndotja, ndërsa akuzon autoritetet si përgjegjëse për këtë situatë. Ai thekson se trafiku i rënduar dhe mungesa e hapësirave të gjelbra e kanë bërë situatën shqetësuese.

"Alarmi është ky: edhe mushkëritë e qytetarëve, domethënë tonat, kanë të njëjtën shtresë bloze dhe lëndësh kancerogjene në to! Është e frikshne që edhe mushkëritë tona mund të ngjajnë si ky flamur!!"-shkruan më tej ai.

Të fundit