Flash News

Ditari i Opozitës

“Boll më!”, Bardhi publikon foton: Shqiptarët të tronditur nga vrasja e Klodian Rashës, Rama ‘shopping’ në New York

“Boll më!”, Bardhi publikon foton: Shqiptarët të

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me protestën e zhvilluar në Tiranë pas vrasjes së Klodian Rashës, por duke ironizuar qëndrimin e kryeministrit Edi Rama aktualisht në Amerikë lidhur me ngjarjen.

Në një status në rrjetet sociale, Bardhi thotë se ndërsa shqiptarët janë tronditur nga ky krim, Rama bën shopping rrugëve të New York-ut.  

“Çdo shqiptar është tronditur nga ekzekutimi i Klodjan Rashës në derën e shtëpisë. Dhimbja dhe zemërimi na ka përfshirë të gjithëve.

Ndërkohë Edi Rama vazhdon shoppingun luksoz rrugëve të New York-ut. Nuk gjeti kohë as të ngushëllojë familjen dhe as të dënojë krimin makabër. Boll më!”, shkruan Bardhi.

Të fundit