Flash News

Ditari i Opozitës

'Boll vodhe, ik'/ Berisha: Rama ka urrejtje gjenetike ndaj shqiptarëve, do t'i presim biletën

'Boll vodhe, ik'/ Berisha: Rama ka urrejtje gjenetike ndaj

Kreu i PD, Sali Berisha i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të largohet pasi e ardhmja e shqiptarëve nën qeverisjen e tij është në rrezik.

Gjatë fjalës që mbajti në protestën kombëtare përballë kryeministrisë, Berisha tha se Rama ka një urrejtje gjenetike ndaj shqiptarëve, sepse sipas tij i përket sojit që vriste, ekzekutonte, burgoste, qytetarët shqiptarë.

"Edi Rama, nga ky shesh, në emër të qytetarëve shqiptarë të bëj thirrje, boll vodhe, ik. Shqipëria është në rrezik sepse në rrezik është e ardhmja e saj. Një komb që lind dhe rrit fëmijë për emigracion, është një komb pa rini, po të ardhme. Edi Rama në 5 vite largoi 540 mijë të rinj dhe shqiptarë nga Shqipëria. As Çubrilloviçi nuk do kishte ndjekur një politikë tjetër ndaj shqiptarëve.

Edi Rama ka një urrejtje gjenetike ndaj shqiptarëve, sepse i përket atij soji që vriste, ekzekutonte, burgoste, qytetarët shqiptarë dhe që e dinte që ata të shtypur i urrenin për vdekje bllokmenët hoxhistë. Për të gjitha këto qëndrime, ne do t'i presim atij biletën dhe ky është vetëm fillimi i marshit tonë të lirisë", tha Berisha.

Të fundit