Flash News

Ditari i Opozitës

"Bomba" e Diellës: Mbështes publikisht kandidaturën e Florian Binajt për Tiranën!

"Bomba" e Diellës: Mbështes publikisht kandidaturën e

Një 'deklaratë' e pazakontë e ministres "Diella" po bën xhiron e rrjetit ditën e sotme.

Në një video me tone ironike të publikuar nga kreu i PD-së, Sali Berisha, Diella 'shprehet' se mbështet publikisht kandidaturën e aktorit Florian Binaj në garën për Bashkinë e Tiranës. 

Një deklaratë kjo dukshëm ironike, e cila tregon hapur se sa lehtë mund të modifikohet në pamje dhe përmbajtje kjo "ministre" e emëruar nga Rama si përgjegjëse për prokurimet publike.

Edhe njëherë kjo video ngre pikëpyetje se sa serioze dhe e besueshme mund të jetë një "ligjvënëse" që mund të “riprogramohet” në çdo moment, sipas nevojës politike apo propagandistike.

Postimi i Berishës:

Të fundit