Flash News

Ditari i Opozitës

“Bonusi i qirasë për mijëra familje ‘peng’ i korrupsionit të Bashkisë Tiranë!

“Bonusi i qirasë për mijëra familje ‘peng’ i

Kryetari i FRPD, Besard Xhaferri ka denoncuar gjendjen e vështirë që po kalojnë 45 familje në Tiranë.

Xhaferri është shprehur se 45 familje që kanë banuar në godinën e njohur si ish komunalja në Tiranë prej 7 muajsh janë në qiell të hapur pasi Bashkia Tiranë i ka privuar nga bonusi i qirasë që ata e merrnin që pas tërmetit tragjik të 26 Nëntorit 2019.

Postimi:

45 familje që kanë banuar në godinën e njohur si ish komunalja në Tiranë prej 7 muajsh janë në qiell të hapur pasi Bashkia Tiranë i ka privuar nga bonusi i qirasë që ata e merrnin që pas tërmetit tragjik të 26 Nëntorit 2019.

Bashkia Tiranë ka hequr përgjegjësinë nga vetja duke i degdisur tek Enti Banesave, por në të vërtetë shkak për këtë ndërprerje janë vështirësitë financiare të Bashkisë Tiranë, e cila milionat e eurove i ka kanalizuar për kompaninë e 5D të drejtorëve të saj dhe “DAM” shpk të Ervis Berberit.

Janë më mijëra familje në kryeqytet që janë prekur nga privimi i bonusit të qirasë dhe askush nuk u jep shpjegime as sqarime, por i zvarrisin dyerve të institucioneve.

PD ka vizituar shumë prej tyre veçanërisht në Kombinat dhe zona të tjera të Tiranës, ku janë shprehur se janë të detyruar të qëndrojnë në banesat e dëmtuara duke rrezikuar jetën, pasi e kanë të pamundur të përballojnë qiratë e kripura të Tiranës.

Këta banorë janë taksapagues të rregullt ndër vite dhe meritojnë të trajtohen me dinjitet dhe kërkesat e tyre legjitime të marrin urgjentisht zgjidhje.

Të fundit