Flash News

Ditari i Opozitës

Bonusi për pensionistët, Bardhi: Po e jep njëherë në 4 vite për efekt të zgjedhjeve

Bonusi për pensionistët, Bardhi: Po e jep njëherë në 4

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi deklaroi nga Kuvendi se Rama po mashtron me bonusin e fundvitit për pensionistët.

Bardhi tha nga foltorja e Kuvendit se Rama nuk parashikon fond për bonusin, çka do të thotë se nuk ka ndërmend ta japë. Sipas tij, Rama po e bën për efekt të zgjedhjeve të 2025-ës.

“Me pensionistët mendon se do ti mashtrojë duke ndarë një buxhet minimal, duke i dhënë bonusin e fundvitit që e japin të gjithë vendet e rajonit. Ndërsa zotëria e bën njëherë në katër vite.

As burnusin e fundvitit nuk e ka vjetor. Prandaj në buxhetin 2025 nuk parashikon bonus për fundvitin 2025, sepse nuk ka ndërmend t’ia japë. E dha në 2020 për efekt të zgjedhjeve 2021. Po e jep në 2024 për efekt të zgjedhjeve 2025 dhe mendon se me këtë politikë do të gënjeje shtresën e pensionistëve.

Një kryeministër i përgjegjshëm do të thoshte sa është fondi në buxhet për rritje pensionesh. Zero. Një Kryeministër i përgjegjshëm nuk ka nevojë të shpikë rrotën, por të bëjë atë që bëjnë kryeministrat e vendeve të rajonit”, tha Bardhi.

 

Të fundit