Flash News

Ditari i Opozitës

Bordi i Paqes, Berisha: Mbështesim iniciativën e Trump

Bordi i Paqes, Berisha: Mbështesim iniciativën e Trump

Kreu i PD Sali Berisha deklaroi mbështetjen e opozitës për iniciativën e Donald Trump për Bordin e Paqes.

Berisha tha se askush më shumë se SHBA-të nuk e ka përcaktuar lirinë e shqiptarëve, ndërsa theksoi se Bordi i Paqes ngrihet për një nga aktet më të jashtëzakonshme, ndërprerjen e luftës në Gaza

“Ne mbështesim plotësisht këtë iniciativë të presidentit Donald Trump edhe për faktin se në dallim nga shumë kombe të tjera, askush nuk e ka përcaktuar më shumë lirinë e shqiptarëve se sa SHBA, veçanërisht në dekadat e fundit me çlirimin e Kosovës, pavarësinë e saj dhe mbështetjen e saj.

Në këtë kohë, për sa kohë SHBA qëndrojnë në zotimet e tyre për Aleancën e Atlantikut të Veriut, ne qëndrojmë në çdo problem sigurie pa mëdyshje në anën e SHBA.

Kjo, përveç tyre, dua të them këtu se Bordi i Paqes ngrihet për një nga aktet më të jashtëzakonshme, ndërprerjen e luftës në Gaza dhe këtu presidenti i SHBA ka një meritë historike, jashtëzakonisht të rëndësishme. Bordi, që nuk e thotë kjo se ia ka marrë Belinda mendtë edhe asaj, është i mbështetur në dokumentin e OKB. Pra, nuk e nxjerrin këta.

Bordi ka mbështetje në rezolutën e Këshillit të Sigurimit dhe është një hap tjetër drejt konsolidimit të paqes në atë rajon”, deklaroi Berisha.

Të fundit