Flash News

Ditari i Opozitës

Bordi i Paqes/ Noka: Shqipëria u përfaqësua nga “ushtari i 2B-së”, shtypi qeveritar e shet si takim 'kokë më kokë'

Bordi i Paqes/ Noka: Shqipëria u përfaqësua nga “ushtari i

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka theksoi qasja e Donald Trump ndaj udhëheqësve të Bordit të Paqes.

Në rrjetet sociale, Noka shkruan se Shqipëria u përfaqësua nga “ushtari i 2B-së”, duke nënkuptuar kryeministrin Rama, ndërsa shtypi proqeveritar përpiqet ta shesë pjesëmarrjen si një takim prestigjioz kokë më kokë.

"Mjaftojnë sekondat e para për të kuptuar qasjen e Presidentit Trump ndaj udhëheqësve që kanë pranuar të jenë pjesë e Bordit të Paqes. Donald Trump u ndal të fliste me konsideratë për homologun argjentinas Milei, për homologen kosovare Vjosa Osmani, për kryeministrat e Armenisë, Hungarisë e Japonisë.

Mesa duket batuta e Presidentit Trump në Davos, se atje mungonin 2-3 lidera që ai s'i pëlqente, s'paska qenë vetëm humor. Ndërkohë shtypi proqeveritar po e shet këtë pjesëmarrje si takim kokë më kokë.

Duke qenë se ne nuk kemi një presidente si Kosova, por një ushtar si 2B-ja, vendi përfaqësohet nga shefi i tij. Ftesat për anëtarësim në Bordin e Paqes i kanë shkuar me dhjetëra e dhjetëra shteteve, përfshirë Lukashenkon e Bjellorusisë, i cili nuk u thotë bjellorusëve që e ka ftesën personale, se nuk e hanë patronazhistët atje", shkruan Noka. 

Të fundit