Flash News

Ditari i Opozitës

‘Bordi i Paqes’/ PS kërkon procedurë të përshpejtuar, Bardhi kundër: Zbatoni Kushtetutën

‘Bordi i Paqes’/ PS kërkon procedurë të

Mazhoranca ka kërkuar votimin me procedurë të përshpejtuar për pranimin e Shqipërisë në ‘Bordin e Paqes’.

Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi ka kundërshtuar propozimin e PS duke kërkuar që Kuvendi të respektojë Kushtetutën, dhe jo të shkelë rregulloren e Kuvendit.

Bardhi shtoi se nuk mund të bëhet propagandë me SHBA-në, ndaj këmbënguli në zbatimin e Kushtetutës.

“Ka qenë Rama i vetmi lider botëtor që i është drejtuar presidentit të SHBA me termin përfaqëson turpin e njerëzimit. Një deklaratë që nuk i shkon as marrëdhënieve të Shqipërisë dhe kombit me SHBA, një deklaratë që vë në rrezik sigurinë dhe marrëdhëniet mes kombit shqiptar, dhe SHBA. Erdhe këtu e fole për Shqipërinë. Ne nuk ndihemi të vlerësuar për partneritetin që ka vetëm Shqipëria me SHBA, por krenarë për marrëdhëniet e shkëlqyera që ka kombi me SHBA. Prandaj edhe ftesa i është drejtuar Shqipërisë dhe Kosovës.

SHBA kishin ftuar në këtë bord Shqipërinë dhe Kosovën për shkak të rolit që ka kombi jonë jo thjesht në paqen në Ballkan por në Evropë dhe më gjerë dhe për shkak të raportit të shkëlqyer strategjik me SHBA. Nuk mund të bëhet propagandë apo të talleni me SHBA që të flasësh për arritje historike ndërkohë që përpara vitesh e ke quajtur njeriun kyç të paqes sot në botë, turpi i njerëzimi.

Kemi shansin të respektojmë kushtetutën, të marrim një javë, gjatë kësaj jave i kërkojmë presidentit që marrëveshja të hyjë në fuqi menjëherë dhe brenda një jave. Zbatoni Kushtetutën dhe e bëjmë efektive marrëveshjen brenda 7 ditëve. Pse duhet të shkelni rregulloren”, u shpreh ai.

Të fundit