Flash News

Ditari i Opozitës

Bordi i Transparencës, Sula: Është i pavlerë, nuk i reflekton çmimet fare

Bordi i Transparencës, Sula: Është i pavlerë, nuk i

Deputeti demokrat Dashnor Sula e konsideron të pa vlerë Bordin e Transparencës të ngritur nga qeveria me qëllim monitorimin dhe vendosjen e çmimeve për produktete e shportës dhe karburantet.

I ftuar në studion e Abc News, Sula tha se bordi nuk i reflekton fare çmimet, ndërsa shtoi se në disa raste çmimi i naftës në Shqipëri është rritur, pavarësisht se në bursë ka pasur rënie.

“Bordi i transparencës për mua është pa vlerë. Faktet tregojnë që çmimet nuk reflektohen fare dhe janë çmime të larta. Jam i bindur që Bordi vetë nuk luan asnjë lloj roli. Ka ndodhur që e kanë rritur çmimin e naftës në një kohë që është rritur fuçia e naftës në bursë 120$ dhe kur ka zbritur në 105$ nuk ka rënë çmimi këtu”, tha Dash Sula.

 

Të fundit