Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
"Borxhi ka kaluar vijën e kuqe", Gjekmarkaj ironizon Ramën: Si një xhaxha i kthyer nga mërgimi që të kënaq shpirtin më shaka

Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj ka ironizuar kryeministrin Edi Rama nga foltorja e Kuvendit për gjuhën e politikës. Gjekmarkaj e cilësoi si një xhaxha që vjen nga mërgimi dhe nuk i kursen shakatë e tij plot shejtanllëk për të sjellë gaz dhe hare.
Ai ka shtuar se ende nuk e ka mësuar gjuhën politike të Kuvendit shqiptar. Deputeti ka folur për buxhetin e vitit 2022. Ai u shpreh dakord me presidentin Ilir Meta për kthimin e ligjit në Kuvend, ndërsa ngriti disa shqetësime që lidhen me të.
Rritja ekonomike me mbi 4.5% në vit sipas deputetit kërcënohet nga pandemia dhe pasojat e saj. Ai ka vënë theksin dhe te rritja e çmimeve dhe pasojat e krizës energjitike në ekonomi.
Gjekmarkaj tha se një rritje e normave të interesave për të frenuar inflacionin do të sillte shtimin e borxhit publik, që sipas deputetit ka kaluar “vijën e kuqe. Ai shtoi se qeveria është e detyruar të tërhiqet nga politikat buxhetore për shkak se hapsirat fiskale janë tejkaluar prej kohësh.
Fjala e plotë
Personalisht ende se kam mesuar gjuhen e politikes dhe të ketij parlamenti. Ndjese o njerez te mirë e kolegë të dashur! Meqënese padija nuk është argument e vuajtja me e madhe e njerzimit ka qenë perpjekja për të folur qysh ne kohen e dhembeve të Kadmosit prej nga dolen shkronjat, po leçitem me gjuhen time, që krejt memec të mos ngjaj.
Po kaq e madhe është droja se ndonjë ish mike në këtë salle nga krah i qeverise e cila nga mot mi ka bërë betë e me ka marre zet se udheheqesin e dashur, kam lenduar mos lebetitet me denesje nga duhmë e injorances.
Nuk mund tja bej kete atentat dijes.
Perpiqem ta mesoj gjuhen e re , të nxe nga fjalimet e Liderit Global i cili per ne eshte si një xhaxha i kthyer nga mergimi që të kënaq shpirtin më shakatë e tij plot shejtanllek , si nektar i jetes dhe kripe e tabanit popullor , e here tjeter si gozhde që ngulen në qivurin e merzisë shoqerore për të sjelle shkundullimat e gazit e haresë mes nesh pas çdo pleudarie!
Mbaj shenime kur disa ministra që i kam fort perzemer flasin aq me mall shtampe , kulturë e thagem, aq ëmbel, aq butë, aq me melankoli kur shpjegojne historinë e inceneratorve, milionat e eurove publike që i ha dreqi e barku ai kodosh i pangopur,si dhe merzinë që Spak shkatoi në shpirtra të trazuar nga zhurmë e mallkuar prangash noprane.
Njerzit mendojne qe te vjedhesh shkon ne ferr, nuk eshte e vertete, ngjitesh lart ne parajsa qeveritare. Ndaj kush do të bëjë perpjetë të rrasë duart poshtë!
Shfaqen ne syte e mi te pershpirtshem, si klerike te moralit , me r - të lemuar nga melhemi njerzor aq dhimshem per dertet e ketij qerrata vatan, sa gugatje vaji me mblidhen si katakomb në fyt.
Fjalet :: beteje per, -guxim në,-krenari kur ,-vendosmeri qysh, -në kuader të, -qytetar si, -rritje ekonomike nga , -per here të parë ne, -në raport më, -vizion i qarte pse , -rijetezim i, -vlerë e shtuar e, -besueshmeri ndaj, -sepse, ndonese, -perse , -i kam mesuar pa mundim nga keta mesues të të folures politike të qelibarllekut hyzmeqarllekut të parasë publike.
Gjuha ime si malesor i Lezhes në anë të detit , shfaq merzine se nuk mirpritet ne kete salle por ka brenda shpresen që jashtë saj edhe mund të kuptohet disi.
Kur flitet per buxhetin e një vendi shumë të varfer me administrator, paturpesisht të mirqënë, të rrjedhshem në mediokritet, me fytyren shollë kepucet qe as nuk skuqet as nuk zverdhet bejne propagandë me shpejtesinë që gatuhet një tasqebap mortesh.
Sapo partia me ngarkoi me misionin qe te flas sot vendosa të hulumtoj mbi buxhetin që Presidenti Meta nuk bëri aspak gabim që e ktheu se te varferit shtohen dhe shpenzimet për ta bien ndersa genjeshtrat rriten.
Po kaq perseritet keshilla mos u beni qaramane o te varfer se mire jeni! Mos u bëni teveqele po therrisni mendjes, kaq boll e kini.
Dua te ndalem pak tek rreziqet serioze që rrethojnë pritshmëritë e parashikuara në ligjin e buxhetit të shtetit për vitin 2022 në menyre antropologjike.
Rritja ekonomike me mbi 4.5% në vit dhe në kushtet e një stabiliteti makroekonomik që ka qenë tipike për pothuaj gjithë periudhën e tranzicionit, mendoj se do të jenë të kërcënuara nga të paktën dy zhvillime.
Së pari pandemia e COVID 19 duket se akoma është larg të vendosurit nën një kontroll të plotë!
Virusi nuk i degjon të luturat e qortimet e ministres se gezimit shendetesor që çdo ditë i thotë ush or dreq ik kendej , fakt që do të ketë ndikime në rikthimin e normalitet të jetës ekonomike e sociale.
Siç po provohet edhe tani, industritë e udhëtimeve e turizmit dhe të disa lloje të shërbimeve, duket se do të vazhdojnë të përjetojnë goditje negative edhe pse ministrja e pastertise kunder pisllekut , shfaqet duke pastruar letra e ndukur barishte sokaqeve. Propozoj qe edhe ne si deputet te zapisim barin para parlamentit , të lyejmë pemet ,ndersa zonjat te hekurosin perdet si dobi publike dhe mesazh etik.
Së dyti, ndikimet afatgjata në shoqërinë paspanedmike kanë filluar të manifestohen në ekonomi duke dhënë efekte të forta dhe të dukshme.
Ndërprerjet në zinxhirin global të furnizimit, megjithse vete zoti Ahmetaj shkoi si dhaskal Todri ne Alemanje me dy tre mushq e gomere, per te blere zahire, ishin ndër shkaktarët kryesor të rritjes së çmimeve të mallrave, duke ushtruar presione të forta mbi të ardhurat reale të qytetarëve, veçanërisht të familjeve me të ardhura modeste.
Nga ana tjetër, rritjet e çmimeve të produkteve energjetike të diktuara dhe këto nga faktorë kompleks , por mbi të gjitha nga keqmenaxhimi e ca vese te njohura .
Disa lidhen edhe me tranzicionin energjitik në të cilën ka hyrë njerëzimi për shkak të respektimit të detyrimeve për mbajtjen në kontroll të efekteve negative të klimës. Ato kanë shkaktuar pasoja negative në ekonominë në tërësi megjithse ministrja e hesapeve bashke me ate te çilimiqerve i kanë shkruar një leter baba diellit që të mos na percelloje dhe stineve te sjellin shi ndersa OSHE-se te mos luaj piset ne treg.
Fenomeni i inflacionit i cili prej kohësh nuk kishte qenë në vëmendjen e publikut dhe politikbërjes, tani eshte shfaqur si shqetësim serioze për hir të pasojave të forta që mund të sjellin në ekonomi.
Një rritje e normave të interesave për të frenuar inflacionin sipas detyrimeve ligjore që kanë bankat qendrore, do të rriste ndjeshëm koston e borxhit publik, i cili në nivelet e sotme gjykoj se e ka kaluar “vijën e kuqe”. Te pakten Prof Selami Xhepa nje autoritet publik i ekonomise që me konsultoi keshtu mendon.
Kesisoj qeveria është e detyruar të tërhiqet nga politikat agresive buxhetore për shkak se hapsirat fiskale janë tejkaluar prej kohësh.
Në planin social, rritja e inflacionit po gërryen përditë të ardhurat reale dhe fuqinë blerëse të familjeve. Dje Blendi Çuçi megjithse kishte uri ujku nuk kishte para per byrek.Piu vetem nje gote boze dhe gjithë ditën e mbyten gromesimat.
Nëse nuk do të ndërmerren politika kompensuese të të ardhurave, fenomeni i varfërisë që edhe kështu është i lartë, mund të përkeqësohet dhe më tej. Qeveria vitin tjeter do i blejë palltot te rrobat e perdorura ndaj hijeshia e tyre mund të pesoje goditje dhe endja jonë për ti keqyrur bie ne depresion!
Së fundmi, akoma nuk kemi një axhendë të qartë të veprimeve të qeverisë për reformat që do të ndërmerren në mënyrë që të stimulohen investimet private.
Niko do të bleje libra me gjeegjeza dhe ska leka. Qeveria do pesojë shok në erudicion.
Klima e biznesit dhe konkurueshmëria e ekonomisë mbeten të dobëta dhe nuk japin ndonjë shpresë për një “goditje” të fortë pozitive në sektorin real të ekonomisë.
Për këto arsye, viti 2022 do të ndeshet me sfida shumë kërcënuese të cilat mund të rrezikojnë ekuilibret e brishta makrofiskale.
Per arsimin e kulturen ç' të them asgjesend veç fjale fjale sa një mullar! Rrogat e pedaogve e te mesuesve, hiç aty ku ishin. Të policve megjithese nuk po i ndalin hajdute e pulave , të lopeve, të kazanve të rakise , të mjaltit dhe papaqeve të rriles e shenkollit ne Lezhe po ashtu. Pensionistet po njesoj , le se çfarë ju duhen se i bejne haram parate e shumta nder duar!
Një rixha per ministren Balluku, një perfaqesi nga Torovica e Lezhes kerkon nje takim me ju , nuk kanë uje te pishem dhe duan nje ujsjelles sa per te njomur buzet!
He te keqen priti. Bej sevap. Buxheti vdiq! Rroftë Qeveriah
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38