Flash News

Ditari i Opozitës

Bozdo depoziton amendimet për projektligjin e Koncesioneve: Më shumë transparencë për paratë publike

Bozdo depoziton amendimet për projektligjin e Koncesioneve: Më

Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo ka depozituar sot në Kuvend amendimet për projektligjin “Për Koncesionet dhe Partneritetin Publik Privat”.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se amendimet synojnë të rrisin transparencën, llogaridhënien e zyrtarëve dhe të parandalojnë korrupsionin në dhënien e koncesioneve dhe partneriteteve publike-private.

Bozdo shton se propozimet e opozitës, të refuzuara dje gjatë diskutimeve në Komisionin e Ekonomisë, përfshijnë analizën “Vlerë për Para” për çdo koncesion, ndalimin e koncesioneve të pa kërkuara nga sektori privat dhe detyrimin për konsultim publik dhe publikimin e kontratave.

Postimi i plotë: 

Sot depozitova në Kuvend, amendimet për projektligjin “Për Koncensionet dhe Partneritetin Publik Privat”, i cili është një ndër aktet më të rëndësishme për sektorin ekonomik, konkurrencën dhe klimën e biznesit në vend.
Projektligji u diskutua dje në Komisionin e Ekonomisë, Punësimit dhe Financave, ku vërejtjet dhe propozimet e Opozitës u refuzuan tërësisht!
Amendimet synojnë:
1. Të vendosin analizën “Vlerë për Para” (Value for Money), një koncept kryesor ky i analizës për dhënien apo jo të Koncensionit/PPP, si një mekanizëm i cili përcakton me transparencë dhe nuk mund të ndikohet dhe as korruptohet, si dhe detyrimin që ky studim të jetë publik;
2. Ndalimin e Koncensioneve/PPP që vijnë si kërkesë e pa kërkuar, nga sektori privat;
3. Rritjen e trasparencës kundrejt publikut në detyrimin për konsultim public të detyrueshëm si dhe publikimin e plotë të akteve, kontratave, anekseve të tyre, më qëllim që cdo individ të njihet për mënyrën e përdorimit të parave publike;
4. Dhe një sërë dispozitash të tjera që rrisin trasparencën, luftojnë korrupsionin dhe e bëjnë llogaridhënien e zyrtarëve të detyrueshme.

Të fundit