Flash News

Ditari i Opozitës

Bozdo: Dilni votoni, vullneti juaj do të jetë i pandryshueshëm!

Bozdo: Dilni votoni, vullneti juaj do të jetë i pandryshueshëm!

I deleguari politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Beratit, Eno Bozdo, në një deklaratë për mediat ka bërë thirrje për një pjesëmarrje më të gjerë në votime.

Edhe pse pas 1 ore mbyllet dhe zyrtarisht procesi i votimit në 277 qendrat e votimit në qarkun e Beratit, sipas të dhënave të fundit nga KQZ, deri në orën 15:00 ka qenë 28%.

Deklarata e Bozdos:

“I gjithë Qarku i Beratit është duke votuar, ne jemi duke monitoruar në terren. Po shikojmë zbatimin e ligjshmërisë, kontrollojmë gjithçka. I sigurojmë beratasit se vota e tyre numërohet deri në një, vullneti i tyre ka për të qenë i pandryshueshëm. Sot është një ditë e madhe për ne, e rëndësishme është pjesëmarrja në votime, ndaj ta kthejmë këtë në festë të demokracisë, në festën që meritojnë gjithë shqiptarët më 12 Maj. Dilni, votoni, votoni! Është dita juaj, është dita ku sovrani merr vendime dhe ku politika i bindet!” – deklaroi Bozdo.

Të fundit