Flash News

Ditari i Opozitës

Bozdo: Ka rënë ndjeshëm standarti zgjedhor, pika më e ulët pas 1997-ës

Bozdo: Ka rënë ndjeshëm standarti zgjedhor, pika më e

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Eno Bozdo i cili është po monitoron procesin e numërimit të votave në shkollën “Vasil Shanto”, tha se ka një rënie të standartit zgjedhor.

Në një prononcim për MCN Tv, Bozdo u shpreh se fenomeni i shit-blerjes së votës ka qenë më shumë i përhapur në Veri dhe në Jug, se sa në Tiranë. Sipas tij nga vitit 1997, zgjedhjet e 14 majit janë pika më e ulët e standartit zgjedhor.

Sa i përket situatës në PD, Bozdo tha se duhet parë çdo mënyrë për të ruajtur ekuilibrin social.

“Pjesëmarrja e administratës ka qenë masive në nivelin qendror dhe vendor, presioni është mbi vendet e punës. Nuk besoj se shit-blerja e votës ka qenë fenomen shumë i përhapur në Tiranë, por në Veri dhe në Jug më se i përhapur. Elementë kriminalë apo politikanë të përfshirë në krim janë të angazhuar. Marr rastin e Kukësit që është rasti ekstremal, thelbi është ky, rënia e standardit zgjedhor.

Nga viti 2013 kur u shënuan zgjedhjet më të mira, të gjitha zgjedhjet e tjera kanë shënuar rënie të ndjeshme të standardit zgjedhor dhe fatkeqësia është që rënia nuk ndalet. Problemi sot nuk është pse humbi Partia Demokratike, por me ç’mënyrë mund të veprojmë për të ruajtur ekuilibrin social dhe ekonomik të vendit. Se nëse do lihet çdo gjë në rënie të lirë, zgjedhjet e radhës do të jenë dhe më keq. Një skuadër e veçantë brenda PD ka funksionuar për të regjistruar parregullsitë e procesit zgjedhor në fushatë.

Shit-blerja e votës kërkon dëshmi, se ndodh larg syve të mediave. Administrata qendrore dhe vendore është e përfshirë si kurrë më pare”, tha Bozdo.

Të fundit