Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Bozdo kërkon transparencë për "Durana Tech Park": Skemë evazioni fiskal e ndërtuar nga qeveria

Deputeti demokrat Eno Bozdo, njëkohësisht nënkryetar i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, ka kërkuar zyrtarisht transparencë nga Ministria e Ekonomisë dhe ajo e Financave lidhur me funksionimin e “Durana Tech Park”, të cilin e cilëson si një aferë të re korruptive të qeverisë.
Në një konferencë për mediat, Bozdo bëri të ditur se u ka drejtuar një shkresë zyrtare dy ministrive, ku kërkon publikimin e listës së kompanive të regjistruara në këtë park virtual, pronarët e tyre, adresat reale të aktivitetit, si dhe përfitimet financiare që kanë marrë nga përjashtimet fiskale.
Sipas tij, modeli “Durana” përbën një nga format më të rënda të evazionit fiskal, pasi lehtësitë tatimore jepen mbi bazën e regjistrimit formal dhe jo të aktivitetit real ekonomik. Bozdo akuzon qeverinë se ka ndërtuar vetë një skemë që favorizon kompani të përzgjedhura, duke i transferuar atyre para publike përmes përjashtimeve totale nga taksat.
Deklarata e plotë:
Me cilësinë e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë dhe në pozicionin e nënkryetarit të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, i jam drejtuar dje me një shkresë zyrtare, Ministres së Ekonomisë dhe Ministrit të Financave, për të marrë një informacion sa më të plotë për çështjen shqetësuese të Parkut Virtual Teknologjik «Durana»
Letra kërkon informacion të plotë mbi këto çështje:
Emrat e kompanive të regjistruara në këtë park, emrat e pronarëve të tyre, adresat reale të kompanive, përfitimet financiare që këto kompani kanë marrë si pasojë e përjashtimeve fiskale që parku ofron ;
Arsyet e përzgjedhjes së këtij modeli nga ana e qeverisë shqiptare, si dhe përputhshmëria e këtij modeli me legjislacionin e BE-së, veçanërisht me rregullat e Ndihmës Shtetërore;
Këto informacione do të ndihmojnë për të hedhur dritë dhe bërë transparencën e plotë mbi një çështje shumë të ndjeshme, e cila po shpaloset përpara opinionit publik si një ndër evazionet më të mëdha fiskale, dhe kësaj radhe si asnjëherë tjetër, me konceptimin dhe bashkëpunimin e plotë të qeverisë shqiptare.
Me pak fjalë, jemi përpara një situate ku mesa duket, vetë qeveria që ka ndërtuar një skemë evazioni fiskal, përzgjedh kompanitë e saja të preferuara dhe më pas implementon ajo vetë këtë skemë! Praktikisht, qeveria vjedh paratë publike dhe i dërgon ato tek kompanitë e përzgjedhura!
Gjatë kësaj jave, përfaqësues të qeverisë kanë mbajtur qëndrimin se ky është një model që haset në vendet e BE-së. Por në fakt, pretendimet e qeverisë se Bashkimi Evropian ofron modele të tilla, janë totalisht të paqena dhe të rreme. E vërteta është kjo:
Së pari, nuk ekziston asnjë model i një “Parku Virtual” me përjashtime tatimore, në asnjë vend anëtar të BE-së.
Së dyti, në parqet fizike, e vetmja gjë që mund të krahasohet me një “përjashtim” është sistemi unik i Estonisë, ku norma 0% e taksës aplikohet vetëm mbi fitimin që ri-investohet dhe mbahet brenda kompanisë, duke paguar taksë të plotë kur shpërndahet si divident. Pra referenca që qeveria i bën modeleve në të ngjashme në BE janë të rreme;
Së treti, dhe më e rëndësishmja: modeli “Durana” i qeverisë, është pikërisht praktika që Bashkimi Evropian ka luftuar prej vitesh për ta eleminuar.
BE-ja ka një standard tatimor ndërkombëtar të detyrueshëm, të njohur si Qasja Nexus (Nexus Approach of Base Erosion and Profit Shifting (BEPS) Action Plan-BEPS). Ky standard është krijuar nga OECD, për të parandaluar përdorimin e lehtësirave tatimore për mashtrime me dokumente/evasion fiskal.
Parimi është i qartë: Modeli i BE-së kërkon që çdo lehtësim tatimor për inovacionin të jetë drejtpërdrejt proporcional me shpenzimet reale dhe të verifikueshme të Kërkimit dhe Zhvillimit (R&D)—njerëzit, laboratorët, puna—të kryera në atë vend. Ai shpërblen aktivitetin ekonomik real.
Ndërsa në Modelin Durana, jepen përjashtime 100% nga taksat bazuar në regjistrim, duke shkëputur plotësisht lehtësimin tatimor nga lidhja fizike (Nexus) e punës. Ai shpërblen regjistrimin me dokumente/virtual. BE-ja ofron ulje të normës tatimore për fitimet nga inovacioni, jo një përjashtim të plotë 100% pa mbikëqyrje. Duke dhënë përjashtime të plota pa dëshmi të aktivitetit fizik, modeli Durana shkel frymën dhe shkronjën e drejtësisë tatimore të vendosur nga partnerët tanë evropianë.
Afera “Durana” na sjell përpara një çështjeje tjetër shumë të ndjeshme: minimi i konkurrencës së ndershme dhe mbështetja e pabarabartë e bizneseve! Sepse “Durana” krijon një fushë loje tërësisht të pabarabartë që dënon bizneset e ndershme shqiptare:
Çdo kompani tjetër e ndershme shqiptare e IT-së që paguan punonjësit, investon në zyrat e saj dhe respekton ngarkesën e plotë tatimore, tani është në një disavantazh konkurrues masiv dhe të paqëndrueshëm kundrejt kompanive të regjistruara në këtë “Park Virtual” të pretenduar.
Nga ana tjetër, stimuli fiskal nuk është për inovacionin e vërtetë, ai është për shmangie tatimore. Ai ridrejton kapitalin nga Kërkimi dhe Zhvillimi i vërtetë drejt regjistrimeve fantazmë, duke mbytur kështu potencialin për rritje të ndershme dhe të qëndrueshme në sektorin e teknologjisë të vendit tonë.
Modeli “Durana”, i sajuar nga qeveria shqiptare për të vjedhur paratë e shqiptarëve, në emër te skemave financiare gjoja “të certifikuara nga BE” shënon një rekord të ri të kapjes së shtetit, ku tashmë nuk janë grupet e interesit që deformojnë vendimmarrjen qeveritare për interesa të tyret, por vetë qeveria që deformon me qëllim vendimmarrjen e saj për t`i mbushur xhepin një grupi kompanish që janë po klientë të saj!”.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38